Vdes stilistja Laura Biagiotti

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 15:32 | Nga

Stilistja e famshme italiane, Laura Biagiotti, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare pas një ataku kardiak që i dëmtoi rëndë edhe trurin.

Ajo u shtrua me urgjencë në një spital të Romës, mbrëmjen e së mërkurës, ku edhe u nda më pas nga jeta. Biagiotti, një nga stilistet e para femër në Itali, u bë e famshme në të gjithë botën me krijimet e saj dhe është e njohur edhe për trikot e saj luksoze që i dhanë emrin “Mbretëresha e kashmirit”.

Shoqëria e ngritur prej saj prodhon edhe disa parfume, mes të cilëve edhe fragrancën popullore Roma.

E lindur në 1943, Biagiotti braktisi planet për tu bërë arkeologe, për të ndihmuar të ëmën në biznesin e qepjes së fustaneve. Në ato vite të para, ajo udhëtoi shpesh drejt Shteteve të Bashkuara për të mësuar mbi biznesin dhe teknologjinë. Pas bashkëpunimit me shtëpi të famshme mode si Schubert dhe Capucci, ajo prezantoi koleksionin e saj në Firence, në vitin 1972.

“Të jesh një stiliste mode, është si të bësh betimin për murgeshë. Bëhet besimi jot për gjithë jetën”, tha ajo për The Associated Press në vitin 1987.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme