Vetëvritet me armë zjarri 29-vjeçari në Tiranë

Prishtinë | 20 Sht 2023 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në Tiranë ku një 29-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.

Bëhet fjalë për të riun e identifikuar si B.B., raporton Euronews Albania.

“Më datë 19.09.2023, rreth orës 20:00, në fshatin Gracen, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri automatik, shtetasi B. B., 29 vjeç”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme