Vetura godet një polic në Kllokot, pas sinjalizimit për t’u ndalur

Prishtinë | 15 Jan 2024 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident trafiku ka ndodhur në Kllokot, ku për pasojë është lënduar një zyrtar policor.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, deri tek aksidenti ka ardhur pasi zyrtari policor kishte sinjalizuar një veturë për ndalim, por gjatë ndaljes dyshohet se e ka goditur policin nga pakujdesia, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“AKSIDENT TRAFIKU- Kllokot, 14.01.2024-17:05. Raportohet për një aksident trafiku ku zyrtari policor derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, ka sinjalizuar një veturë për ndalim të cilën e drejtonte e dyshuara femër kosovare. E dyshuara gjatë ndaljes në mënyrë të pakujdesshme me pjesën e përparme të veturës ka goditur zyrtarin policor me ç’rast i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Viti dhe pas tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme