Vihet gurthemeli i sallës sportive në fshatin Gllogovc – Ahmeti tregon se përfundon në qershor 2023, do të shfrytëzohet nga nxënësit dhe banorët

Lipjan | 08 Nën 2022 | 10:10 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka marrë pjesë në vënien e gurthemelit për ndërtimin e sallës sportive në fshatin Gllogovc të Lipjanit, një investim ky i Komunës.

Projekti planifikohet të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur kryetari Ahmeti.

Ai tha për Ekonomia Online se investime të tilla janë kryer edhe në lokalitete të tjera të komunës.

“Sot jemi pranë shkollës së Gllogovcit, me ç’rast po inaugurojmë punimet për ndërtimin e sallës sportive. Është një projekt që e kemi bërë në disa lokalitete dhe po e bëjmë edhe në Gllogovc, me qëllim që të ofrojmë kushte për nxënësit, por edhe për banorët”, tha Ahmeti.

“Besoj se në qershor të vitit të ardhshëm do të jetë i gatshëm për përdorim për banorët e Gllogovcit”, tha Ahmeti.

“Kjo sallë në të njëjtën kohë do të jetë në shfrytëzim edhe të banorëve”, saktësoi kreu i Komunës së Lipjanit.

Të ngjashme