Vihet gurthemeli i tregut të gjelbër në Vushtrri – do të ketë parking nëntokësor, kushton mbi 1 milion €

Vushtrri | 12 Jan 2023 | 12:06 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Vushtrrisë do të bëhet me treg të gjelbër, që do të kushtojë mbi 1 milion euro investim ky i komunë dhe Islamic Relief Kosova, raporton Ekonomia Online.

Ceremonia e vënies së gurthemelit të këtij projekti u bë të enjten. Me këtë rast kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi e quajti këtë ditë të veçantë, duke shtuar se tregu do të krijojë lehtësira edhe për prodhuesit vendës.

Ai madje ka treguar se tregu do të ketë parkin nëntokësor dhe do t’i plotësoj kushtet për tregtarët dhe blerësit. Idrizi ka falënderuar Islamic Relief Kosova për siç ka thënë ndihmën e vazhdueshme.

“Sot është një ditë e mbarë një ditë e veçantë, që po e fillojmë një projekt. Ky projekt është financim i përbashkët me Islamic Relief Kosova, dua ta falënderojë Mohamed Soliman”.

“Nuk është projekti i vetëm që bashkëfinancojmë me Islamic Relief, ishin edhe disa projekte të tjera. Andaj besoj fuqishëm se ky projekt do të jetë vetëm fillimi i investimeve kapitale për këtë vit, e kemi edhe zgjerimin e sheshit”.

“Ky treg do ta ketë parkingun nëntokësor, ku qytetaret që do të vijnë për të blerë të kenë ku t’i parkojnë veturat.  Unë ju uroj vënien e gurthemelit të këtij tregu. Urime qytetarët e Vushtrrisë, urime tregtarë, e gëzofshim”.

Mohamed Soliman, drejtor i “Islamic Relief Kosova”, tha se është viti i shtatë që bashkëpunojnë me komunën e Vushtrrisë.

Ai tha se projekti do të përfundojë brenda 2 vjetësh, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i konsumojnë produktet vendës, raporton EO.

“Është viti i shtatë që punojmë me komunën e Vushtrrisë.  Siç e thashë kjo është dita ime më e lumtur në Kosovë prej kur kam ardhur në vitin 2017. Ëndrra ka filluar të bëhet realitet”.

“Ky treg do të jetë multi-funksional. Ky projekt shpresoj që do t’u japë fermerëve të ardhura. Shpresoj që ta hapim në dy vite maksimumi tregun dhe ftoj qytetarët që pas dy vitesh të blejnë produkte vendore”.

Të ngjashme