Vjedhje e rëndë, arrestohet grupi prej katër personave të dyshuar

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Pas hetimeve intensive, hetuesit policor të Stacionit policor, Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë katër persona të dyshuar për kryerjen e shtatë veprave penale  vjedhje e rëndë, raste të  ndodhura gjatë muajit janar 2020  në fshatrat Balaj dhe Neredime, KK Ferizaj.

Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e këtyre veprave penale.  

Të dyshuarit, L.G. (m/sh/k 19 vjeç),  E.R. (m/sh/k  21 vjeç), F.SH. (m/sh/k 20 vjeç ) dhe një person i mitur,në bashkëveprim, me forcë kanë depërtuar në  shtëpitë dhe lokalet e viktimave duke vjedhur mjete të ndryshme pune, amvisërie, një pushkë gjuetie etj.

Gjatë hetimeve janë gjetur dhe konfiskuar sendet e vjedhura ,të cilat pas përfundimit të procedurave ligjore, do të ju kthehen pronarëve.  

Gjatë intervistimit  dhe  në prani të avokatëve mbrojtës, të  dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprat e kryera.

Ndaj tre  të dyshuarve, në konsultim me prokurorin e shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme