Vjen një mesazh i papritur për Donaldin dhe Beatrixin

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Personazheve u janë bërë shpesh surpriza nga fansat e tyre gjatë qëndrimit në shtëpi.

Shumica shpërndan mesazhe me dron në qiell, mirëpo një episod i pakëndshëm ndodhi më herët me Donaldin dhe Trixën, kur një fans i Borës nisi t’i ofendonte ata të dy duke thërritur nga jashtë ambienteve të shtëpisë.

Kjo ngjarje mori vëmendje të madhe në rrjet dhe solli gjithashtu reagimin e Bora Zemanit, mirëpo së fundmi “pllaka është ndërruar”.

Kanë qenë fansat e Donaldit dhe Trixës ata që kanë dërguar një mesazh me dron në shtëpi, duke i thënë se janë më të mirët.

Pas pëlqimit të madh që e mbanin “sekret” dhe më në fund e pranuan, puthjeve e prekjeve romantike dhe përqafimeve kudo nëpër shtëpi, ka nisur faza tjetër e marrëdhënies së Donaldit me Beatrix.

Tashmë, ata jo vetëm po njihen më shumëpor po testojnë edhe limitet e njëri-tjetrit, duke pasur herë pas here zënka.

Megjithatë, të pyetur në emision si qëndrojnë karshi njëri-tjetrin dhe si i shohin këto “gërricje”, ata u shprehën se në fakt zënkat nuk pengojnë në dashurinë e tyre për njëri-tjetrin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme