Vlorë, shpërthim në orët e para të mëngjesit

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.

“Më datë 11.04.2019, rreth orës 03:35, në lagjen “Rilindja”, në afërsi të lokalit me pronar S.Z., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Policia ka bërë të ditur se po punohet intensivisht për idenifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme