Vozitësit e trotinetave “ia shkelin” 30 km në orë midis sheshit, ankohen prishtinasit

Prishtinë | 25 Qer 2022 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Ka disa muaj që në Kosovë është bërë trend qarkullimi individual me trotinet elektrik si mjet transporti.

Kjo formë e transportit madje është shumë e përhapur në Prishtinë, e më së shumti vërehet në sheshe, aty ku ka qarkullim të dendur të këmbësorëve.

Mirëpo, shtimi i madh rrugëve i trotinetëve po del të jetë problem për prishtinasit. Kjo ngase në shesh, ata ankohen se vozitësit po qarkullojnë me një shpejtësi shumë të madhe, duke rrezikuar këmbësorët, e posaçërisht fëmijët.

Një prishtinas, në grupin “Network Prishtina”, ka thënë se personat me këta trotinetë po lëvizin deri në 30 km për orë në shesh.

Ai rrëfen se nipi i tij i vogël për pak sa nuk e pësoi nga ta.

“Dashamir të trotinetave dhe bicikletave elektrik, qe e frekuentoni sheshin vozitni me kadal dhe me sigurt se 25-30 ore ne shesh eshte shumë,as qe po ju vrejm qe ju kemi mrapa se pa zhurëm. Nipin e vogel sonte gati e shkeli ni vozites i quditshem edhe iki me shpejtesi”, ka shkruar ai.

E me këtë postim e ankesë, janë pajtuar edhe shumica dërrmuese e komentuesve. /Lajmi.net/

Të ngjashme