Vrasja në Suharekë, gjithçka që dihet deri më tani

Prishtinë | 18 Nën 2026 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pzizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Më datën 18.11.2026, rreth orës 12:20, është raportuar se në qytetin e Suharekës, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të gjinisë mashkullore. Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Ndërsa, më vonë Bytyqi ka njoftuar se viktima ka humbur jetën, ndërsa i dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur në një parking në qytetin e Suharekës, rreth orës 12:00

Dyshohet se konflikti ka nisur si pasojë e një mosmarrëveshjeje për parkingun, ndërsa rrethanat dhe motivet që çuan deri te incidenti mbeten për t’u zbardhur.

Sipas raportimeve të mediave i dyshuari Rr.H i arrestuar nën dyshimin për vrasjen e S.D, rreth 60-vjeçar, në Suharekë, ishte raportuar në mediat zvicerane edhe për një rast të rëndë kriminal që kishte ndodhur në vitin 2011 në St. Gallen të Zvicrës.

Sipas raportimeve të atëhershme të mediave zvicerane, një shtetas kosovar, i identifikuar me inicialet Rr. H., ishte dënuar në maj të vitit 2013 me 19 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Për këtë rast me njoftim ka dalur edhe Spitali i Përgjithshëm në Prizren.

Sipas njoftimit, viktima, i lindur në vitin 1967, është sjellë në Emergjencën e spitalit nga ekipi i urgjencës së Suharekës, më 18 nëntor, rreth orës 12:50, pa shenja jete.

Gjatë ekzaminimit mjekësor, në trupin e tij janë konstatuar disa plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Ekipi i emergjencës, së bashku me kirurgun dhe anesteziologun kujdestar, kanë ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për reanimim.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për reanimim kardiopulmonar, ato kanë rezultuar pa sukses dhe është konstatuar vdekja e pacientit.

Të ngjashme