Vrasje në Deçan, arrestohet dorasi

Prishtinë | 23 Sht 2018 | 14:20 | Nga

Sot në mesditë ka ndërruar jetë një burrë nga Deçani si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.

Policia rajonale e Pejës ka konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Pejës.

“Rreth orës 11:10am, ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë ka marrë plagë të rënda një person. I njëjti është dërguar pa shenja jetë në spitalin e Pejës”, ka thënë për Klan Kosova, zëdhënësi për informim nga zyra e Policisë se Pejës, Driton Rugova.

“Ndërsa, personi i dyshuar është arrestuar nga policia”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme