Vriten dy gazetarë në një radiostacion në Afganistan

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Dy gazetarë janë qëlluar për vdekje nga një sulmues që shtiu në radiostacionin ku po punonin ata, në verilindje të Afganistanit.

Shafiq Aria dhe Rahimullah Rahmani, të dy 20 vjeçarë, janë vrarë të martën në objektin e Radio Hamsada, një transmetues privat në Taloqan, qendra e Takhar, shkruan AlJazeera, transmeton Klan Kosova.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe një hetim është duke u ndërmarr, ka njoftuar zëdhënësi Jawad Hejri për AFP.

“Dy burra të armatosur të paidentifikuar kanë hyrë brenda radiostacionit rreth orës 18:00. Ata kanë hapur zjarr mbi dy reporterët të cilët ishin prapa mikrofonave në program të drejtpërdrejtë. Të dy reporterët kanë vdekur në vendin e ngjarjes”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme