Vritet administratori i Kotës në Vlorë

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë në spital kreu i njësisë administrative Kotë, Argjil Gjoka i cili pak minuta më parë u qëllua me armë zjarri në gjoks.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Mavrovë, ku Gjoka mësohet se ndërhyri për të shuar sherrin mes disa personave që po konfliktoheshin për çështje pronësie, por në tentativë për t’i ndarë ata mori një plumb në gjoks.

Një vit më parë është vrarë me armë ish-kreu i njësisë Administrative Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo. Për ngjarjen në atë kohë u arrestua 44-vjeçari Admir Delaj nga fshati Gumenicë.

Delaj qëlloi Hodon me armë gjahu pas një bisede të tensionuar për çështje pronësie, në hyrje të një lokali ndërsa të dy kishin konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja.

Pas vrasjes së Fatmir Hodos, vendin e tij e zuri Argjil Gjoka, ku për rastësi, kryeadministratori u qëllua sërish për një konflikt me në qendër çështjes e pronësisë, edhe pse vetë ai nuk ishte objektivi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme