Vuçiq dekoron me medalje disa serbë që jetojnë në Kosovë, në mesin e tyre urdhër mori edhe kryetari i Listës Serbe

Prishtinë | 16 Shk 2024 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Dje Serbia feston Ditën e Shtetësisë. Pati disa aktivitete që kanë nisur ditën e djeshme në kuadër të programit kombëtar të shënimit. Njëra prej tyre ishte ndarja e çmimeve për njerëzit që kishte përzgjedhur presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Janë dhënë më shumë se 100 urdhra dhe medalje, duke përfshirë Urdhrin e Flamurit Serb, Urdhrin e Yllit të Karagjorgjes, Urdhrin e Lumturisë dhe të tjera, dhe ato iu dorëzuan individëve dhe institucioneve.

Nuk kishin si të mungonin edhe insitutucionet paralale sarbe që veprojnë në Kosovë dhe individë që punojnë sipas direktivave nga Serbia.

Medalje fillimisht iu dha Kishës Ortodokse Serbe, degës në Pejë.

Mati Haritina Pantiq, ambasa e Patriarkanës së Pejës, u nderua me Urdhrin e Lumturisë – për kujdesin e palëkundur ndaj qenies shpirtërore serbe në Kosovë, për kujdesin këmbëngulës ndaj motrës dhe manastirit të Patriarkanës e Pejës, si dhe për dëshminë e gjallë të besimit ortodoks.

Urdhri i Meritës, shkalla e dytë, i është dhënë Qendrës Klinike Spitalore të Mitrovicës së Kosovës – për merita të veçanta në fushën e kujdesit shëndetësor.

Presidenti serb ia prezantoi drejtorit të kësaj strukture shëndetësore, e cila ekziston prej 85 vitesh, Zlatan Elek, përndryshe kryetar i partisë Lista Serbe.

Urdhri iu dha edhe Slavko Krstiq, gjinekolog i spitalit të përgjithshëm në Pasjan – Ai u shpall fitues i Urdhrit të Lumturisë për shërbime të veçanta ndaj Serbisë dhe qytetarëve të saj në shëndetësi, veçanërisht në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës.

Pavlina Radovanoviq, një vajzë katërmbëdhjetë vjeçare nga Rahoveci, është fituese e Urdhrit të Yllit të Karagjorgjesë, shkallës së tretë – për meritat dhe suksesin e saj të veçantë në përfaqësimin e Serbisë në fushën e muzikës.

Njohje kanë marrë edhe Stefan dhe Millosh Stojanoviq, dy të rinj nga Gotovusha, të cilët u plagosën nga të shtënat nga një veturë në lëvizje vitin e kaluar në ditën e Krishtlindjes.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Petar Petkoviq, i ka uruar për dekoratat dhe çmimet që kanë marrë.

“Çdo serb që qëndron dhe mbijeton në Kosovë, është hero më vete”, tha ai.

Ndër të tjera kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, disa ministra në Qeverinë e Serbisë, kreu i Kishës Ortodokse Serbe Porfirija, pastaj Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik dhe kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Andrija Mandiq.

Të ngjashme