Vuçiq: Deri në fund të qershorit një lloj i ri i dialogut në Bruksel

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 10:53 | Nga

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pret një vazhdim të dialogut ose, siç tha ai, një lloj të ri dialogu, për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën deri në fund të qershorit.

Ai ka përjashtuar mundësinë  që bisedimet të zhvillohen më 27 dhe 28 qershor pasi siç tha në këto dy ditë bëhet promovimi i ushtarëve në Kragujevc dhe hapja e Muzeut të Serbisë në Beograd.

“Është më e rëndësishme për mua sesa çdo gjë tjetër, prandaj nuk do të jem në Bruksel në këto dy ditë, prandaj le të vendosin se cila do të jetë data dhe unë jam gati të bisedojë, mbi të gjitha, duke kërkuar respektimin e Marrëveshjes së Brukselit,  por edhe palët tjera të përmbushin  detyrimet e tyre”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme