Vuçiq i falënderohet kryeministrit grek për mosnjohjen e Kosovës

Prishtinë | 04 Jan 2024 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe e ka falënderuar për faktin se Greqia respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, si dhe për kontributin e saj në stabilitetin në Rajon.

“Të dy zyrtarët ranë dakord se ekzistojnë të gjitha kushtet që bashkëpunimi mes dy vendeve të vazhdojë të forcohet në fusha të ndryshme këtë vit, duke theksuar mundësitë që ofron sektori i energjisë”, thuhet në njoftimin për shtyp të shërbimit të bashkëpunimit mediatik të Presidentit të Republikës.

Kryeministri Mitsotakis përsëriti mbështetjen e Greqisë për rrugën evropiane të Serbisë, me shpresën se përparimi do të jetë më i dukshëm këtë vit.

Të ngjashme