Vulin verifikon në Rashkë gatishmërinë luftarake të ushtrisë serbe

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 16:42 | Nga

Pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, nuk mund të themi se situata është e qetë dhe në rregull. Kështu tha sot ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili në Rashkë, qytetin më të afërm në kufirin me Kosovën, po verifikon gatishmërinë luftarake të njësiteve serbe, transmeton Koha.net.

“Ushtria e Serbisë është e gatshme dhe e aftësuar materialisht e me kuadro, mirë e armatosur dhe e pajisur që të zbatojë çdo urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe të organeve shtetërore në mbrojtje të territorit, të rendit kushtetues, të paqes dhe të stabilitetit të gjithë hapësirës” , ka dhënë mesazhin ai nga Rashka.

Siç është shprehur ai organet shtetërore të Serbisë janë në gjendje të zbulojnë autorët e vrasjes së Ivanoviqit. “Ne askënd nuk po e lusim që të marrim pjesë në hetime, ne kërkojmë që organeve tona t’u dorëzohen të gjitha të dhënat”, ka thënë Vulin . “U themi përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare se nëse nuk janë gjendje ta bëjnë këtë gjë, atëherë ta pranojnë dështimin dhe t’ia lënë Serbisë ta zgjidh rastin”, u shpreh Vulin.

I pyetur për deklaratën e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli se “nuk do të ndalemi deri në Nish”, ministri serb i Mbrojtjes Vulin është përgjigjur se “kjo mund të pritej nga një terrorist i padënuar”, transmeton Koha.net.

“Qytetarët e Serbisë nuk duhet të shqetësohen asnjë sekondë. Askush nuk do të arrijë deri në Nish, as të niset dhe as të mendojë se do të mund të arrijë deri në Nish”, është përgjigjur Vulin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme