Vushtrria dhe IADK me marrëveshje – 104 fermerë subvencionohen me 3 mijë €, 60 studentë kryejnë punë praktike, aftësohen 45 gra

Vushtrri | 16 Jan 2023 | 15:04 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me organizatën “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe grave të zonave rurale për përfshirje në bujqësi dhe përpunim të ushqimit”, raporton Ekonomia Online.

Nga projekti do të mbështeten 60 studentë të drejtimit të bujqësisë dhe teknologjisë ushqimore për të kryer punën praktike me pagesë për periudhë 3 mujore në kompani/ndërmarrje private që përshtaten me profesionin e tyre, me qëllim të punësimit dhe lehtësimit qasjes në tregun e punës, do të të mbështeten 104 fermerë të vegjël me grante në vlerë mesatare nga 3 mijë euro në sektorët më potencial të bujqësisë.

Gjithashtu do të trajnohen dhe aftësohen 45 gra në fushën e përpunimit dhe do të certifikohen, si dhe do të përkrahen tri gra me pajisje në vlerë mestare nga 9 mijë euro për ngritjen e njësive përpunuese (pemë, perime, qumësht, ëmbëlsira), nga do të punësohen 6 gra në këto njësi përpunuese të prodhimeve bujqësore.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi u ka bërë thirrje të interesuarve që të aplikojnë në mënyrë që të jenë përfitues të granteve e trajnimeve.

Ai madje tha se u kanë kushtuar rëndësi zhvillimit të kapaciteteve për të rinjtë dhe gratë.

“Fushat në të cilat do të bashkëfinancohet e që do të zgjasë për disa vite përfitues janë qytetarët e Vushtrrisë, të rinjtë e të rejat dhe gratë”.

“I inkurajojë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë dhe të përfitojnë për zhvillimin e kapaciteteve, por edhe për granate të cilat do të ndahen pasi të përgatiten kuadrot përmes trajnimeve që do t’i organizojë IADK”, tha Idrizi.

“Kam qenë shumë i kujdesshëm dhe kemi investuar në zhvillimin e kapaciteteve për të rinjtë, të rejat dhe gratë në disa dimensione. Një prej tyre ka qenë shpërndarja e 400 bursave”, tha tutje Idrizi.

Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku, tha se projekti është bashkëfinancim me Komunën, që participin me rreth 25% në projekt, raporton EO.

“Sot nënshkruam dy marrëveshje të bashkëpunimit me Komunën e Vushtrrisë. Janë projekte që IADK do t’i zbatojë. Ne gratë dhe të rinjtë do t’i përkrahim me trajnime profesionale dhe me grante”.

“Me grante të vogla deri në 3 mijë euro për të rinjtë dhe të rejat, ndërsa gratë që merren me sektorin e përpunimit do t’i përkrahim me 9 mijë euro. Si obligim Komuna do ta ketë një bashkëfinancim të projektit rreth 25 për qind, ndërsa pjesën tjetër e mbulon IADK së bashku me donatorë”, tha ai.

Të ngjashme