Vushtrria fituese e çmimit për turizëm në Sofie të Bullgarisë

Prishtinë | 03 Dhj 2022 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Vushtrrisë ka marrë çmimin për turizëm natyror dhe kulturor “Ballkan Awards of Tourism Industry” në Sofie të Bullgarisë. Vushtrria është i vetmi qytet nga Kosova që po merr pjesë në këtë event.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, me ç’rast është pritur nga ambasadori i Kosovës atje, Delfin Pllana.

Idrizi është takuar edhe nënkryetarin e Komunës së Sofies, Kristian Krstev dhe me kryetaren e Komunës Gabrovo, Tania Hristova.

“Vizitën zyrtare e filluam me pritjen që na u bë nga ambasadori i Kosovës në Bullgari, shkëlqësia e tij z. Delfin Pllana, pastaj takimet me nënkryetarin e Komunës së Sofies z. Kristian Krstev, kryetaren e Komunës Gabrovo znj. Tania Hristova, ndërkaq mbrëmë morëm çmimin për turizëm natyror dhe kulturor “BALLKAN AWARDS OF TOURISM INDUSTRY 2022”, në Sofie të Bullgarisë, si komuna e vetme nga Republika e Kosovës. Do vazhdojmë të bëjmë promovimin e turizmit të Vushtrrisë  brenda dhe jashtë Kosovës”, ka shkruar Idrizi në Facebook.

Të ngjashme