Vushtrria funksionalizon sistemin efiçient të ngrohjes e ftohjes – Mlinaku: Do të kursejmë energjinë e buxhetin

Vushtrri | 29 Dhj 2022 | 13:30 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtoresha e Administratës në Komunën e Vushtrrisë, Hava Mlinaku ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Mlinaku me këtë rast tha se me funksionalizimin e sistemit të ngurosjes dhe ftohjes në objektin e Komunës do të mundësohet kursimi i energjisë dhe buxhetit.

Ajo ka fajësuar qeverisjet e kaluar, siç ka thënë për mos krijimin e kushteve të panënës për punëtorët e administratës, duke bërë që gjatë dimrit të jetë shumë ftohtë e gjatë verës temperaturat të arrijnë jashtë normales.

Mlinaku ka sqaruar se për këtë vit në objektin e Komunës është mundësuar sistemi për 80% të hapësirës, përderisa kjo do të vazhdojë edhe vitin tjetër.

Ajo ka shtuar se të gjitha pajisjet e vendosura në këtë sistem janë efiçiente, ku nga 1 kilovat energji e prodhuar pompat do të prodhojnë katër kilovat energji tjetër.

“Që nga hapja e objektit të ri të komunës dhe transferi i stafit këtu sistemi i ngrohjes dhe ftohjes ka funksionuar për një kohë mjaftë të shkurtët dhe pastaj ka qenë jashtë funksionit kështu që stafi është detyruar që të ngrohen me ngrohje të vogla ndërsa gjatë verës kanë punuar në kushte të vështira për shkak të nxehtësisë së madhe në objekt”.

“Kur i grumbullojë të gjitha këto janë shkaktuar një shpenzim të madh të energjisë elektrike dhe shpenzim enorm të buxhetit të komunës, dëmit të buxhetit. Por pa marrë parasysh të gjithë këtyre shpenzimeve dhe të gjithë vështirësive në punë të stafit, qeverisja e kaluar nuk ka arritur të ndërmarrje një hap për rregullimin e sistemit të ngrohjes dhe ftohjes”.

“Qysh në vitin e parë të qeverisjes sonë kemi arritur ta funksionialozojmë ngrohen për 80% të sistemit sepse projekti do të vazhdoj edhe vitin e ardhshëm. Kështu do të kursejmë energjinë dhe buxhetin e komunës, sepse të gjitha pajisjet e vendosura në këtë sistem janë efiçiente duke prodhuar kështu në raportin një me katër, nga 1 kilovat energji e prodhuar do të prodhojnë pompat katër kilovat energji tjetër”.

Remzije Zekolli nga Njësiti për të drejta të njeriut, falënderoi kryetarin Ferit Idriizi, për siç tha ajo krijimin e kushteve të nevojshëm për punë.

“Dua të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time për kryetarin e komunës zotëri Ferit Idrizi, i cili me angazhimin e tij të funksionalizohet nxehja qendrore në objektin e komunës. disa herë ka pasur përpjekje që kjo çështje të rregullohet, mirëpo pa sukses, dhe janë krijuar kushtet më të mira për punëtorët që t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre”.

Edhe Syzana Sejdiaj zyrtare e gjendjes civile, pati falënderim për kryetarin, duke shtuar se është bërë përmirësim i dukshëm në kushtet e punës, raporton EO.

“Sa i përket nxehjes qendrore me ardhjen e Ferit Idrizit në qeverisje, është një përmirësim dukshëm i madh, kemi kushte të mira”.

Të ngjashme