Vushtrriasi gjobitet me 20 mijë euro për dëmtimin e mbrojtësve të lumit “Silnica”

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Një banor i Vushtrrisë është gjobitur me 20 mijë euro, pasi duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe për përfitime personale, ka dëmtuar rëndë argjinaturën/bankinën mbrojtëse nga vërshimet të lumit “Silnica”, afër fshatit Novolan.

Komuna ka bërë me dije se ky dëmtim i argjinaturës rrezikon vërshime masive dhe shkakton rrezik të përgjithshëm për pronat dhe qytetarët.

Njoftimi i plotë:

Një qytetar i pandërgjegjshëm, duke vepruar në kundërshtim me ligjin, e për përfitime personale, ka dëmtuar rëndë argjinaturën/bankinën mbrojtëse nga vërshimet të lumit ‘Silnica’ afër fshatit Novolan.

Ky dëmtim i argjinaturës rrezikon vërshime masive dhe shkakton rrezik të përgjithshëm për pronat dhe qytetarët.

Inspektoret e Komunës së Vushtrrisë kanë dalur në vend ngjarje ku kanë konstatuar dëmin, kanë rrethuar me shirit vendin e ngjarjes dhe po ashtu kanë njoftuar policinë e Kosovës. Krimet e rënda kanë dalur në vend ngjarje dhe ndaj personit është inicuar procedurë edhe në Inspektoratin Policor.

Ndaj këtij qytetari të pandërgjegjshëm që fatkeqësisht është zyrtar policor, Inspektori Komunal ka shqiptuar gjobë 20,000€, e ka urdhëruar kthimin në gjendjen e mëparshme dhe ka inicuar procedurë penale pranë organeve kompetente.

Po ashtu është njoftuar Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit që ka dalë në vend ngjarje dhe ka shqiptuar gjobë në bazë të ligjit.

Të ngjashme