VV: Gjendja e pyjeve është alarmante, institucionet të marrin masa

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 12:29 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjendja e pyjeve në Kosovë është alarmante dhe institucionet e Kosovës duhet  të ndërmarrin masa.

Kështu tha Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë të thirrur për medie.

Aliu bëri thirrje që projektligji për pyjet sa më shpejt të finalizohet, raporton Ekonomia Online.

Ai më tutje kërkoi që në kuadër të vendimeve të marra nga qeveria të gjejë zgjidhje të tjera.

“Nëse kemi të bëjmë me një proces të degradimit të pyjeve, kemi arritur në gjendjen që është alarmante. Asokohe u premtua një ligj dhe këtë ligj po e presim që nga viti 2011. Sistemi i menaxhimit në pyje është i stërngarkuar me burokraci të panevojshme”.

“Shteti arrin të  tregohet i fortë me disa prerës të vegjël, të cilëve pas rritjes së çmimit të qymyrit nuk iu ka mbetë zgjidhje tjetër. Kam pasur dyshime se  do të ketë ndryshime me ardhjen e qeverisë së re me kryeministrin Haradinaj”.

Sipas Aliut, qeveria duhet të marrë që të forcohet kontrolli i prerjes së drunjve nëpër parqe, raporton EO.

“Qeveria duhet të marrë masa. Duhet të forcohet kontrolli i prerjes në parqe. Autoriteti i menaxhimit të pyjeve duhet të centralizohet. Ripyllëzimi është edhe në letra, edhe në plane i lodhur”.

“Duhet të gjenden zgjidhje për çdo masë që të ndërmerret. Bëjmë thirrje që projektligji të finalizohet. Nuk mund të presim shumë nga ta, më e mira do të ishte largimi i tyre”.

Të ngjashme