Weber: Për ngërçin me Asociacionin janë fajtorë BE-ja dhe SHBA-ja

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian është fajtor për ngërçin në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe pse nuk e zgjidhi çështjen më herët, por gjithashtu Shtetet e Bashkuara për shkak të veprimeve të njëanshme të Richard Grenell dhe administratës së Washingtonit.

Kështu beson eksperti gjerman për Ballkanin Bodo Weber.

Ai i tha Tanjug se BE mban përgjegjësi për të mos zgjidhur çështjen thelbësore të karakterit të Asociacionit dhe për ta lënë atë të zgjidhet më vonë, gjë që, thotë ai, çoi në konflikt, forcimin e pozicioneve dhe pozicionit të të dy palëve dhe bllokadës, transmeton Klan Kosova

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme