The Weeknd nuk e ka harruar ende modelen apo po hakmerret?

Prishtinë | 09 Nën 2017 | 20:22 | Nga

Duket se është kthyer në trend që yjet e showbizzit t’i rikthehen ish-ave.

The Weeknd do të marrë hak pas ndarjes nga Selena Gomez, pasi ai po përpiqet me çdo kusht që të rikthehet me ish-të dashurën e tij modele. Reperi po tenton të rilidhet me modelen Bella Hadid. Burime pranë saj rrëfejnë se reperi po i dërgon mesazhe dhe telefonata pafund, duke i kërkuar të kthehen bashkë.

E dini se çfarë ka ndodhur? Bukuroshja i ka injoruar që të gjitha thirrjet e ish-it të saj, duke qenë se është tejet e lumtur në krahët e 31-vjeçarit romantik Drake. Reperi nuk e ka kapërcyer ende faktin se Bella është në lidhje me ish-mikun e tij.

Burimi ka treguar se reperi ka çuar edhe lule në shtëpinë e Bella-s, e cila nuk i ka pranuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme