Xhaka: Origjina dhe gjaku im është nga Kosova

Prishtinë | 21 Mar 2023 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Granit Xhaka është pjesë e dokumentarit për Zvicrën të quajtur “The Pressure Game”, ndërsa në pjesën e katërt të këtij dokumentari është edhe futbollsti me preardhje nga Kosova.

Xhaka në njërën nga pjesët e këtij dokumentari ka folur edhe për dyshtetësinë e tij. Ai për “20min” tha se ndihet krenar që luan për Zvicrën, por që origjinën e tij nuk e harron asnjëherë.

“Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, dhe gjaku im është nga Kosova”, tha Xhaka për mediumin zvicran.

Mesfushori shqiptar është pjesë e listës së Zvicrës në sfidën me Bjellorusinë, që zhvillohet në Novi Sad te Serbisë. Pjesë e listës ishin edhe Shaqiri e Zeqiri, por që shkak lëndimi u tërhiqen nga “helvetikët”.

Të ngjashme