Ekonomia Online
FUNDIT

Zbulohet 1782 gramë marihuanë në pako postare, arrestohet kosovari në aeroport

Zbulohet 1782 gramë marihuanë në pako postare, arrestohet kosovari në aeroport

Policia arreton një kosovar në Aeroportin e Prishtinës pasi dogana ka zbuluar 1782 gramë marihuanë të fshehur në një pako postare. Gjatë kontrollit, në lokalin e tij u gjetën edhe 117 gramë marihuanë të tjera.I dyshuari është dërguar në mbajtje.Thuhet në raportin 24 orësh. Njoftim i plotë “Prishtinë 23.08.2024 – 08:30. Policia ka pranuar njoftimin […]


Policia arreton një kosovar në Aeroportin e Prishtinës pasi dogana ka zbuluar 1782 gramë marihuanë të fshehur në një pako postare.


Gjatë kontrollit, në lokalin e tij u gjetën edhe 117 gramë marihuanë të tjera.I dyshuari është dërguar në mbajtje.Thuhet në raportin 24 orësh.

Njoftim i plotë

“Prishtinë 23.08.2024 – 08:30. Policia ka pranuar njoftimin nga dogana se në aeroport përmes postës kanë pranuar një pako me substancë narkotike. Njësia policore i është përgjigjur rastit dhe pas hapjes së pakos nga zyrtarët doganorë ka rezultuar se në të gjendeshin 1782 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas identifikimit të personit të dyshuar mashkull kosovar, në emër të cilit ka ardhur posta, i njëjti është arrestuar ndërsa gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit janë gjetur edhe 117 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, disa pako për përgatitje të paketimit të narkotikëve një thikë etj. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Të ngjashme