Zbulohet një laborator i përpunimit të drogës në Veri

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 08:58 | Nga

Njësia e Antidrogës e Policisë së Rajonit të Veriut të Mitrovicës ka zbuluar një laborator që shërben për përpunimin e narkotikëve të ndryshëm.

Siç merr vesh Kallxo.com, gjatë kontrollit në fshatin Qukiq të komunës se Zubin Potokut, Njësia e Antidrogës ka hasur edhe në një sasi të madhe të barnave, tabletave, si dhe ka gjetur 4 armë të gjata automatike dhe një sasi të fishekëve.

Po ashtu janë gjetur tableta të ndryshme për prodhimin e drogave sintetike pas vënies së disa acideve. Sipas burimeve, ky laborator dyshohet se ka shërbyer për përpunimin e drogave si morfina dhe heroina.

Cak i bastisjes kanë qenë një shtëpi në këtë fshat dhe objektet e tjera të shtëpisë, si stalla e të ngjashme. Të gjitha këto hapësira kanë shërbyer për prodhimin e substancave të ndryshme narkotike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme