Gazetari Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deklarimeve të fundit se nëse Ramush Haradinaj nuk lirohet do të ketë luftë, duke thënë se dëmi nga këto deklarata për Ramushin mund të jetë aq i madh sa pak kush mund ta imagjinojë.
Zeka thotë se pas ndalimit të Haradinajt në Francë, kishte paralajmëruar se ai do të qëndrojë atje për 3-4 muaj dhe se mundet me qenë një nga të akuzuarit e Gjykatës Speciale.
Postimi i plotë i Zekës:
“Ramush Haradinaj mundet me qene objekt i Gjykates Speciale?!
Kercenimet e fundit per nje lufte ne Kosove, nese Ramush Haradinaj do te ekstradohet ne Serbi, kane qene aq te pamatura, dhe aq te demshme per liderin e AAK-se, sa pak kush mund ta imagjinoje.
Dy dite pas ndalimit ne France, pata shkruar, qe Ramushi do te qendroje atje, te pakten per 3-4 muaj. Kete informacion e kisha marre nga njerez te besueshem nderkombetar, e jo qe isha ndonje i “dijshem” si puna e Burdushit, ose zonjes Meri.
Qe prej ndalimit te Ramushit ne France, kane ndodhur shume ngjarje e zhvillime dramatike, te cilat jane sjelle ne dy tabela qitese: tabela e pare ka qene Serbia, ku ne kete tabele kane gjuajtur me se shumti kundershtaret e Ramushit, jo pse ju ka interesuar per te, por vetem per te fituar poena politike, tani ne fushaten elektorale qe ka filluar.
Grupi i pare, per mrekulli eshte bashkuar me grupin e dyte te naiveve politik, te cilet kane gjuajtur ne dy tabela: ate te Serbise, dhe bashkesise nderkombetare!
Grupi i pare eshte treguar shume i mençur, dhe per mrekulli ka shfrytezuar rastin e Ramushit per veten e tyre. Ky grup ka kercenuar publikisht Serbine, per çeshtje votash, po edhe ne menyre anonime kane kercenuar prokurorine dhe gjykaten e Colmarit se “do ua presin kokat edhe familjareve te tyre, nese Ramushin e kthejne ne Serbi”!
Imagjinoni sikur gazetaret francez te frigoheshin nga vrasja e kolegeve te tyre, e mos te flasim per prokuror e gjykates?!!!
Jam i bindur qe grupi i pare, e ka dezinformuar grupin rreth Ramushit, duke i thene se “kercenimet e ndihmojne ate”, pasiqe ky grup, pra grupi i pare, i filluan kercenimet jo per mbrojtjen e Ramushit, por per mbrojtjen e vetes se tyre para Gjykates Speciale. Krejt kjo loje filloi me keqeperdorimin e veteraneve te luftes, duke i futur ata ne akte te turpshme, siç ishte okupimi i Kuvendit te Kosoves. Nga krere te larte te shtetit, ishin ftuar perfaqesues te familjeve qe kane humbur shume anetar gjate luftes, qe te radhiteshin ne grupin e kundershtareve te Gjykates.
Tani kemi ardhur ne nje situate teper te rende per Ramushin, i cili realisht, asnjehere nuk eshte rrezikuar nga ekstradimi ne Serbi. Kur pata shkruar qe Ramushi mund t’i dorezohej nje Gjykate nderkombetare ne Bruksel, te “dijeshmit rreth Ramushit”, nuk e moren seriozisht kete informacion, sepse nuk kishin kohe ta lexonin, ngaqe duhej te fotografoheshin me Ramushin, duhej t i shtrengonin duart me te per fb, e t’i thoshin: “Lirimi yt eshte vetem çeshtje kohe”!!!
Tani qe kemi ardhur ne nje moment delikat, ku Gjykata Speciale mund te jete i kyçur ne kete rast, a thu çka do t’i thone Ramushit?!
Po ai grupi i pare nga Prishtina, qe kane dorezuar ne Gjykate nje liste me 40 emra, perfshi edhe emrin e Ramushit, dhe deshmi kunder tij, a thu çka do te deklarojne publikisht?!!!
Kisha pas qef me dite, per ate linjen telefonike ne mes Thaçit dhe Vuçqiqit, a eshte bere ndonje bisede rreth
Ramushit, sepse rendi e ka dashte qe te flitet per kete teme, jo per trena!!!
Kaq kesaj radhe…” (sic.), ka shkruar Zeka.