Zemaj:Do të angazhohemi që të përmirësojmë më shumë trajtimin për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit

Prishtinë | 24 Tet 2020 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj u ka bërë thirrje nënave, motrave, grave dhe vajzave që janë të prekura nga kanceri  i gjirit të bëjnë kontrolle të vazhdueshme.

Madje, ai tha se si Ministër i Shëndetësisë do të angazhohet që vitet në vijim ta përmirësojnë shumë më shumë trajtimin për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit.

Njoftimi i plotë:

Zonja të nderuara,

Çfarë ju vendosni të bëni sot, mund të ndikojë në shëndetin e ardhshëm të gjirit tuaj.

Si Ministri e Shëndetësisë do të angazhohemi që vitet në vijim ta përmirësojmë shumë më shumë trajtimin për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit.

Por ka ende shumë nevojë të rrisim ndërgjegjësimin, andaj bashkë me deputeten, znj. Rezarta Krasniqi dhe deputetin, dr. Ekrem Hyseni, gjatë ditës takuam zonjat në Vushtrri me të cilat bashkëbiseduam për faktorët e rrezikut për kancerin e gjirit, se si mund të bëhet zbulimi i hershëm i kancerit të gjiri, ekzaminimin klinik të gjirit, rëndësinë që ka mamografia por edhe për ndërgjegjësimin që duhet ta kemi të gjithë për rrezikun nga kanceri i gjirit.

Edhe sot u bëj thirrje nënave, motrave, grave dhe vajzave tona që të bëjnë kontrolle të vazhdueshme.

Të ngjashme