Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit, nesër viziton Shkupin

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan, Xhon Salivani, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedoni.

Salivani do të takohet me kryeministrin e vendit Zoran Zaev, dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndihmësi i shefit të diplomacisë amerikane viziton Shkupin në kuadër të turit evropian ku parasheh ai do të vizitojë Bratisllavën, Vjenën, Sofjen, Sarajevën dhe Varshavën.

Salivan, është zëvendësi i Majk Pompeos, do të qëndrojë në Shkup si funksionar më i lartë i Departamentit të shtetit Amerikan i cili vjen në vizitë zyrtare në Maqedoni që nga viti 2001. Salivan pritet që të diskutojë për çështjet rajonale, por sipas paralajmërimit nga Departamenti i shtetit Amerikan do të inkurajojë autoritetet e Maqedonisë që të vazhdojë e reformat në vend dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, shkruan alsat-m.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme