Zhvillohet konferenca “Ferizaj në rrjedhat e historisë”, Aliu falënderon pjesëmarrësit

Prishtinë | 09 Qer 2023 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Në Ferizaj po zhvillon punimet konferenca shkencore “Ferizaj në rrjedhat e historisë”, ku morën pjesë akademikë, historianë, studiues dhe studentë nga të gjitha vendet, përcjell InLajmi.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili falënderoi pjesëmarrësit dhe kontribuesit nga Departamenti i Historisë, Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Prishtinës.

Ndryshe, një sërë aktivitetesh po mbahen për nder të 150-vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizajt.

Postimi i plotë:

Në Ferizaj sot, po zhvillon punimet konferenca shkencore: “Ferizaj në rrjedhat e historisë”, ku me pjesëmarrjen e akademikëve, historianëve, studiuesve e studentëve nga e gjithë gjeografia shqiptare, do të referohet mbi këtë temë në vitlindjen e Ferizajt, në jubileun e 150-të.

Kënaqësi e veçantë të përshëndes me një fjalë rasti e të falënderoj pjesëmarrësit e kontributorët e kësaj konference, prirë nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”- Fakulteti Filozofik – Departamenti i Historisë, Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, që me punën e tyre shkencore, Ferizajt i bënë këtë dhuratë në vitlindjen e 150-të.

Të ngjashme