Zhvillohet stërvitje simulimi në rast tërmeti për nxënësit e shkollave të Komunës së Drenasit

Drenas | 25 Pri 2019 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve, për njohuri dhe përgatitje se si duhet të sillen dhe veprojnë në rast të tërmeteve, për ngritje të gatishmërisë dhe zvogëlim të rrezikut nga tërmetet në shkolla, sot në ShFMU “Arif Shala” në Korroticë të Ulët, Agjencia e Menaxhimit Emergjent zhvilloi një stërvitje me simulator tërmeti (automjet ku simulohet tërmeti).

Pjesëmarrës në këtë stërvitje ishin nxënësit e shkollave fillore të mesme të ulëta dhe të mesme të larta të Komunës së Drenasit. Më këtë rast, Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtoria Komunale për Arsim i ofruan mbështetjen e nevojshme Agjencisë së Menaxhimit Emergjent për kryerje të suksesshme të kësaj stërvitjeje.

Përveç drejtorive komunale, pjesë e kësaj stërvitjeje ishin edhe policia e Stacionit Policor në Drenas, Shërbimi i Zjarrfikësve, Kryqi i Kuq dega në Drenas dhe një ekip nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Drenas të cilën dhanë kontributin e tyre profesional në mbarëvajtjen e kësaj stërvitjeje.

Të ngjashme