Juventusi është i interesuar të nënshkruar me Serge Aurier.
Mediat në Francë janë duke raportuar se Serge Aurier dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain, Juventusi interesohet për shërbimet e francezit.
“Zonja e Vjetër” është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, pas largimit të Dani Alves, që me shumë mundësi do të transferohet te Manchester City.
Pavarësisht se PSG-ja dëshiron t’i ofrojë kontratë të re 24 vjecarit, Le Parisien shkruan se ai ka vendosur tashmë të largohet dhe Juventusi është destinacioni i mundshëm.
Juve e kërkon edhe Danilon, si zëvendësues të Dani Alves, por Zinedine Zidane nuk dëshiron të mbetet vetëm me një mbrojtës të djathtë, për shkak se sezoni është i gjatë dhe francezi pëlqen rrotacionet.