Zjarr në një dyqan në Tiranë, plagoset pronari

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 10:57 | Nga

Një dyqan në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Tiranë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe morën nën kontroll situatën, shkruan Top Channel.

Paraprakisht raportohet se bëhej fjalë për një pikë shitjeje byrekësh, ndërsa shkaku i zjarrit dyshohet të jetë rrjedhja e gazit.

Nga zjarri ka mbetur i dëmtuar shtetasi SH.P., 50-vjeç, pronar i dyqanit.

Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme