Zogaj: Ardhja e sekretarit Blinken i bën mirë Shqipërisë

Prishtinë | 15 Shk 2024 | 21:23 | Nga Ekonomia Online

Analisti Preç Zogaj thotë se vizita dhe ardhja e sekretarit Blinken i bën mirë Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s dhe e kombinuar me konferencën e sigurisë që do të mbahet në Mynih.

“Shqipëria është vend aleat dhe besnik i NATO. Që kur ka nisur në rrugën e integrimit në NATO dhe BE ka për definicion një rol në stabilitetin e Ballkanit. Është vend që nuk ka konflikte vetë, është cështja e Kosovës por është ndërkombëtare.

Ka marrë pozitën e një vendi që ndikon për stabilitetin në rajon, që janë çështje të rëndësishme për politikën amerikane në rajon. Mendoj se kjo ishte një vizitë e ndryshme nga vizitat e mëparshme të Sekretarëve të Shtetit në Shqipëri. Ishte e shkurtër, kishte miksim, edhe për të festuar diçka. Për të dëshmuar se jemi bashkë, ne jemi me ju dhe ju jeni me ne. Mendoj se ishte e kombinuar me konferencën që mbahet në Munich.

Sekretari ka shumë punë, por ia vlente që të harxhonte shtatë orë edhe në Shqipëri. Siç e thashë, një rrugë e dy punë. Agjenda ishte disi spontane, ndryshe nga vizitat e mëparshme që kanë qenë të shpallura me kohë. Edhe vetë ambasada nuk ka qenë e sigurtë do të vijë apo jo. Është vendosur në ardhje e sipër dhe Shqipërisë kjo i bën mirë”, tha Zogaj.

Të ngjashme