Zogaj: Komuna nuk ka rritur normat tatimore, por ka ndryshuar vlerësimi i pronave (që bëhet nga MF-ja)

Prishtinë | 23 Jan 2023 | 23:04 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë që kjo komunë nuk ka bërë rritje të normave tatimore, por vetëm e ka ndryshuar vlerësimin e pronave.

Sipas tij, një gjë e tillë ka rezultuar me rritje të faturave të tatimit në pronë.

“Komuna e Prishtinës nuk ka bërë rritje të normave tatimore. Ajo çfarë ka ndryshuar është vleresimi i pronave të Komunës së Prishtinës, vlerësim ky që bëhet nga Ministria e Financave, dhe rrjedhimisht kanë rezultuar me rritje të faturave të tatimit në prone”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

“Ne kemi kerku rivleresim nga Ministria e Financave, sidomos në këtë kohë krize”, ka shkruar Zogaj, në një postim në Facebook.

Të ngjashme