Zv.ministrja e Arsimit vuri gurëthemelin e Sallës së Sporteve në shkollën “Tafil Kasumaj” në Deçan

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Zëvendesministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, sot mori pjesë në ceremoninë e vënies së gurëthemelit për ndërtimin e Sallës së Sporteve në Shkollën e Mesme Teknike “Tafil Kasumaj” në Deçan.

Me këtë rast, zëvendësministrja Maloku Bërdyna tha se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka prioritet dhe çdo ditë po punon për të krijuar infrastrukturë cilësore për nxënësit, e cila mbi të gjitha krijon siguri dhe ambient miqësor e të shëndetshëm.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në këtë komunë, Bekim Vishaj, si dhe përfaqësues, mësimdhënës e nxënës të shkollës “Tafil Kasumaj”.

Objekti i Sallës së Sporteve do të ketë një sipërfaqe prej 1,225 metra katrorë dhe do të përmbajë edhe një punëtori me 333 metra katrorë.

Të ngjashme