1 mijë euro gjobë për mosmbajtjen e maskës në Itali

Prishtinë | 26 Kor 2020 | 07:52 | Nga Ekonomia Online

Tri gjobat e para prej 1 mijë euro janë shqiptuar sot për mospërdorimin e maskës në ambiente të mbyllura, në dyqanet dhe lokale, në zbatim të urdhrit të nënshkruar dje në mbrëmje nga guvernatori i Salernos, Vincenzo De Luca.

Gjobat u vunë në tri dyqane në zonën lindore të qytetit. Autoritetet nuk përjashtojnë edhe mbylljen e këtyre dyqaneve dhe lokaleve.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Salernos, Vincenzo Napoli, i shoqëruar nga disa patrulla të policisë bashkiake, kreu personalisht inspektime për të konstatuar nëse menaxherët dhe stafi i institucioneve tregtare respektonin dispozitat antiCOVID-19.

Italia ka regjistruar 275 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, ndërkohë pesë pacientë kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se për të dytën ditë radhazi se nuk ka vdekje në Lombardi, ndërsa raste të reja pozitive janë 79, kryesisht simptomatike.

Të ngjashme