11 të vdekur e 800 të helmuar nga kërpudhat e egra në Iran

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 17:26 | Nga

Më shumë se 800 persona kanë mbetur të helmuar pasi janë ushqyer me kërpudha të egra toksike në rreth 10 krahina në perëndim të Iranit.

Të paktën 11 njerëz kanë vdekur nga efektet e kërpudhave dhe qindra të tjerë janë shtruar në spital, raportojnë mediat e huaja, njofton Klan Kosova.

Nuk ka trajtim efektiv për këtë lloj helmimi.

Së paku dy njerëz kanë marrë transplantime të mëlçisë. Kërpudhat në fjalë duken të ngjashme me ato ushqimore.

Njerëzit janë thirrur të mos blejnë kërpudha të lirshme dhe vetëm të blejnë ato të paketuara dhe të mbyllura në dyqane, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme