14 të arrestuar në aksionin “Gropa” në Ferizaj, kapen 70 kg heroinë – pronari i shtëpisë në arrati

Ferizaj | 23 Maj 2022 | 21:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prokuroria Themelore e Ferizajt, në orët e mbrëmjes mbajti konferencë për media lidhur me aksionin e koduar “Gropa” që u zhvillua gjatë ditës së sotme në rajonin e Ferizajt.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, tha se gjatë këtij operacionit janë arrestuar 14 persona. Prej tyre 6 janë shtetas të Turqisë.

Drejtori i antidrogës, Reshat Murseli, tregoi se lënda e parë e substancës së konfiskuar ishte sjellë nga Irani përmes shtetit të Turqisë.

Ndërsa pronari i shtëpisë ku përpunohej lënda narkotike është në arrati, bëri të ditur Murseli, raporton TV Tema.

Të ngjashme