Ekonomia Online
FUNDIT

19 nxënës vdesin nga zjarri që përfshiu një shkollë në Indi

19 nxënës vdesin nga zjarri që përfshiu një shkollë në Indi

19 nxënës kanë vdekur në qytetin Surat të Indisë, kjo pasi objekti i shkollës së tyre është përfshirë nga zjarri. Sipas BBC, kështu kanë thënë zyrtarët shtetëror të atjeshëm, transmeton Klan Kosova. Ndërsa edhe 20 nxënës tjerë janë lënduar dhe janë duke u trajtuar në spitalin në Gujarat. Deri tani akoma nuk dihet arsyeja se […]

19 nxënës kanë vdekur në qytetin Surat të Indisë, kjo pasi objekti i shkollës së tyre është përfshirë nga zjarri.

Sipas BBC, kështu kanë thënë zyrtarët shtetëror të atjeshëm, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa edhe 20 nxënës tjerë janë lënduar dhe janë duke u trajtuar në spitalin në Gujarat.

Deri tani akoma nuk dihet arsyeja se pse kjo shkollë është përfshirë nga zjarri, por janë duke u bërë hetimet.

Kryeministri i vendit, Narendra Modi,  ka thënë se është i shqetësuar nga kjo tragjedi që ka ndodhur.

“Ngushllimet  e mia për të gjitha familjet. Shpresoj që të plagosurit do të shërohen shpejtë”.

“Kam kërkuar nga qeveria e Gujaratit dhe autoritetet lokale që të sigurojnë të gjitha gjërat që kanë nevojë njerëzit”, ka shkruar Modi në Twitter.

Të ngjashme