Ekonomia Online
FUNDIT

30 ditë paraburgim për serbin që dyshohet se dhunoi një 12 vjeçare në Kamenicë

30 ditë paraburgim për serbin që dyshohet se dhunoi një 12 vjeçare në Kamenicë

30 ditë paraburgim për serbin që dyshohet se ka dhunuar një 12 vjeçare në komunën e Kamenicës. Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, i pandehuri M. J., dyshohet se gjatë këtij muaji, në Kamenicë, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare, e cila nuk ka mundur të gjykoj dhe t’i vlerësoj […]

30 ditë paraburgim për serbin që dyshohet se ka dhunuar një 12 vjeçare në komunën e Kamenicës.

Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, i pandehuri M. J., dyshohet se gjatë këtij muaji, në Kamenicë, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare, e cila nuk ka mundur të gjykoj dhe t’i vlerësoj pasojat e një marrëdhënieje të tillë.

Me këto veprime, i pandehuri M. J. dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Andaj, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, duke marrë parasysh edhe faktin që i pandehuri është serb dhe ka nënshtetësinë e Serbisë dhe mund të i ik organeve të drejtësisë”, thuhet më tej në njoftim.

Të ngjashme