31 aksidente në ditën e Bajramit, 18 të lënduar

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Përkundër apelit të Policisë së Kosovës për drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë festes së Fitër Bajramit, është regjistruar një numër i lartë aksidentesh në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia raportoi për 31 aksidente në total, 18 prej të cilave kanë qenë me të lënduar.

Për kundërvajtjet në trafik, policia ka shqiptuar 222 tiketa.

Po ashtu, policia arrestoi katër persona, dy prej të cilëve janë në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme