31 aktakuza brenda 24 orëve

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur 31 aktakuza kundër 35 personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 18 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 4 persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaluar 12 persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 1 person të dyshuar, si dhe ka ngritur 8 aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 1 person, si dhe, ka ngritur 16 aktakuza kundër 18 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 2 persona të dyshuar dhe ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur pesë aktakuza, kundër pesë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi të pandehur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme