4 të lënduar pas një përleshjeje fizike në Viti, konfirmon policia

Prishtinë | 25 Nën 2022 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot pasdite ka pranuar një informatë se në një rrugë të qytetit të Vitisë ka ndodhur një përleshje fizike.

“Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti sot me datë 25.11.2022 rreth orës 17:10 ka pranuar informatë se në një rrugë në qytetin e Vitisë ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa persona”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

Ai tha se në këtë rast dyshohet të jenë lënduar rreth 4 persona nga një të forta. Tre prej tyre jane dërguar në qendrën emergjente ne Gjilan dhe njëri në QKUK në Prishtinë.

“Në këtë rast katër (4) persona dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta. Tre (3) nga të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë”, ka thënë Hashani.

Ai gjithashtu bëri të ditur se “Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestuar tre të dyshuar Kosovar dhe dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë, janë në kërkim, për rastin është i njoftuar prokurori i shtetit”.

Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës hetimet Rajonale në Gjilan.

Të ngjashme