40 aktakuza për 24 orë

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 6 persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri 3 kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për 4 persona, si dhe 1 kërkesë për paraqitje në stacion policor për 3 persona. Gjatë 24 orëve të fundit, në një motel në Graçanicë, është gjetur një person pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 7 aktakuza kundër 7 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 2 persona. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur 12 aktakuza kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 1 person i dyshuar për vepër “Vjedhje e rende”. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës së djeshme ka ngritur gjithsej 4 aktakuza, ndaj 5 të pandehurve. Me urdhër të prokurorit kujdestar janë dërguar në autopsi dy trupa të pajetë si vdekje të dyshimta.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar 1 person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, 1 kërkesë për caktimi e masës së paraburgimit ndaj 1 personi të dyshuar dhe ka ngritur 7 aktakuza, kundër 8 personave. Gjithashtu, në komunën e Vitisë, gjatë ditës së djeshme dyshohet se 1 person në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Gjithashtu, në Gjilan gjatë ditës së djeshme është gjetur një 1 person pa shenja jete, që dyshohet të jetë vdekje e natyrshme.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokuroritkujdestarë, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar 2 persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, me kërkesë të prokurorit për kontroll dhe bastisje, dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë sekuestruar: 1 armë 6.75mm, 1 karikator të armës AK-47, 42 fishekë (municion) të armës cal.7.65mm.

Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 të fundit ka ngritur 2 aktakuza kundër 2 personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 4 aktakuza
kundër 5 personave, për vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 3 persona të dyshuar, në dy raste të ndara, ka bërë 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 2 personave, si dhe ka ngritur 4 aktakuza ndaj 4 personave për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme