Enveri zgjodhi Jugosllavinë për të ndërtuar Shqipërinë

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 17:34 | Nga

Në një intervistë për gazetaren Monika Stafa historiani Pëllumb Xhufi vazhdon ende të mbështesin frontin sllavo-ortodoksë i cili e përdori bolshevizmin për interesat e veta.

Qeveria shqiptare nën fashizëm ia kishte dalë që ta bashkonte kombin nga Kosova në Çamëri duke ngritur administratën shqiptare e duke dëbuar adiministratën sllave e greke.

Në këtë frymë u organizua edhe Mukja e cila bëri thirrje që shqiptarët të bashkoheshin në një front për të nesërmen e pasluftës. Ky bashkim nuk do behej sepse kështu dëshironte Balli por do behej me ndërmjetësimin e angloamerikanëve të cilët do ishin garantët e së nesërmes ku ndoshta fatet e Shqipërisë mund të ishin zgjidhur që atëherë.

Enveri zgjodhi Popoviçin dhe Mugoshën për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes. Enveri zgjodhi Sërbinë për të ndërtuar Shqipërinë. Pa mbështetjen e aleatëve anglo-amerikan Greqia nuk do guxonte ti dëbonte Çamët…ajo i dëboj sepse pati mbështetjen e tyre kundër farës se kuqe qe zgjodhi Enver Hoxha: ky është një fakt historik që Xhufi bënë sikur nuk e sheh.

Ndaj fjalët e  Xhufi nuk janë fjalë as të një historiani të ftohtë edhe as fjalë të një atdhedashësi. Ato janë fjalë të një njeriu të ideologjizuar në ç do pikëz gjaku me bolshevizmin sllavo-rusë

Pjesë nga intervista e  Xhufi.

”Përveç personaliteteve të tilla, në grupimin e parë bënin pjesë edhe përfaqësues të klasës së vjetër të bejlerëve, të bajraktarëve e të krerëve të fiseve, që i kishin mbijetuar kohës dhe që ishin dëshmia e gjallë e stanjacionit politik e shoqëror të Shqipërisë. Të tillë ishin Shefqet Verlaci, Eqerem Libohova, Eqerem bej Vlora, Fuat Dibra, Ali bej Këlcyra, Abaz Kupi, Selim e Dan Kaloshi, Muharrem Bajraktari, Mustafa Kruja, Gjon Marka Gjoni etj.

Kush më shumë e kush më pak, personazhet e këtij grupimi formuan klasën e kuislingëve dhe të kolaboracionistëve, të cilët nëpërmjet një politike anakronike e miope, gjykuan se mund t’i fitonin të gjitha, edhe pushtetin, edhe privilegjet për veten, edhe “Shqipërinë etnike”, edhe luftën me “të kuqtë”, duke u bërë njësh me pushtuesit.

Nëse fundi i luftës do të kishte gjetur në pushtet këtë klasë politikanësh, pavarësia dhe integriteti i Shqipërisë me siguri do të ishin cenuar rëndë”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme