500 euro gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Prishtinë | 09 Maj 2024 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës me datën 08.05.2024 rreth orës 02:40 në rrugën’’Rexhep Bislmi’’ në Ferizaj ka ndaluar dy shoferët B.Z. i moshës 29-vjeçar dhe E.B. 22-vjeçar, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Ndaj tyre u shqiptua nga një gjobë kundërvajtëse me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 12 muaj.

Të ngjashme