65 të vrarë nga rrufeja në Indinë veriore

A view of historical Amer Fort covered by clouds during a Rainy day in Jaipur, Rajasthan, India, on May 19, 2021. (Photo by Vishal Bhatnagar/NurPhoto)
Prishtinë | 14 Kor 2021 | 07:17 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 65 njerëz janë vrarë nga goditjet e rrufeve dhe stuhive në shtetet veriore indiane të Rajasthan dhe Uttar Pradesh të dielen, kanë bërë të ditur për mediat autoritetet e atjeshme.

Vetëm në qytetin e Jaipur në Rajasthan, 23 persona kanë vdekur pasi rrufeja goditi Amer Fort, një vend i njohur turistik në periferi të qytetit, ka deklaruar për mediat ndërkombëtare Shankar Lal Saini, zyrtari i lartë i menaxhimit të fatkeqësive në këtë qytet.

“Atje ishte një kullë. Kur ra rrufeja, muri i kullës u shemb, shumë njerëz u varrosën nën të. Meqenëse fortesa është në një kodër, kur mbeturinat po binin dhe hapësira u zvogëlua, disa njerëz gjithashtu ranë në një hendek”, është shprehur ai.

Në mesin e viktimave kishte gra dhe fëmijë të cilët ishin shpallur si të vdekur, menjëherë pas mbërritjes së trupave të tyre në spitalin Sawai Man Singh të qytetit.

Ndërkaq, një i mbijetuar i kësaj tragjedie i cili po trajtohet në spital është shprehur: “Kam dhimbje në të gjithë trupin sepse gurët dhe foletë e bletës më ranë”, shkruan CNN.

Të ngjashme