7 të vdekur e 19 të zhdukur/ MEPJ e Ukrainës: Bota mund dhe duhet ta ndalë Putin, do mbrohemi e do të fitojmë

Prishtinë | 24 Shk 2022 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Ka reaguar Ministria e Jashtme e Ukrainës, pas sulmeve me raketa nga ana e Rusisë. Sipas tyre, bota mund dhe duhet të ndalë Putinin.

“Putin sulmoi, por askush nuk po ikën. Po luftojmë, do mbrohemi e do të fitojmë. Bota mund dhe duhet ta ndalë Putin”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme ukrainase.

7 persona kanë humbur jetën ndërsa 19 të tjerë janë raportuar të zhdukur deri më tani. Lajmin e bën me dije ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba. Përmes rrjeteve sociale ai thotë se Vladimir Putin, ka nisur ‘pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë’.

Sakaq, ministri i Jashtëm i Ukrainës thekson se do të mbrojnë veten ndërsa shton se bota mund dhe duhet ta ndalë Putin-in që të sulmojë.

Të ngjashme